Komuna e Bujanocit intervenon në hapjen e rrugëve nëpër fshatrat e Malësisë së Bujanocit (FOTO)

409

Nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka njoftuar që deri më sot, janë hapur rrugët në disa nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit, si Dobrosin, Mal Tërnoc, Breznicë dhe Muhoc, ndërsa nesër do të vazhdohet me zhbllokimin e rrugëve në fshatrat Priboc, Çarr, Novosellë dhe Suharrnë.

“Komuna e Bujanocit ka intervenuar dhe normalizuar qarkullimin për në Dobrosin, Mal Tërnoc, Breznicë, Muhoc. Sot është intervenuar në rrugën Muhoc – Zarbicë dhe rruga është hapur deri tek Xhamia e Zarbicës. Nesër, do të vazhdohet me hapjen e rrugëve për Priboc, Çarr, Novosellë dhe Suharnë” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Në vijim po ua paraqesim njoftimin e plotë nga Komuna e Bujanocit:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit,

Komuna e Bujanocit është përballur me reshje të shumta të borës. Vendet malore të Komunës së Bujanocit, përshkak të reshjeve të shumta të borës po përballen me vështirësi të shumta.

Shërbimi përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve për tri ditë rresht po intervenon nëpër territor të komunës për të normalizuar qarkullimin.

Deri sot, Komuna e Bujanocit ka intervenuar dhe normalizuar qarkullimin për në Dobrosin, Mal Tërnoc, Breznicë, Muhoc. Sot është intervenuar në rrugën Muhoc – Zarbicë dhe rruga është hapur deri tek Xhamia e Zarbicës.

Nesër, do të vazhdohet me hapjen e rrugëve për Priboc, Çarr, Novosellë dhe Suharnë.

Rrugët nëpër vendbanimet tjera janë tërësisht të qarkullueshme.

Luten qytetarët për mirëkuptim duke e pasur parasysh që kushtet atmosferike dhe vështirësit në teren e pamundësojnë intervenimin më të shpejtë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *