Komuna e Bujanocit fillon me asfaltimin e disa rrugëve në Konçul

161

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditu që sot, ka filluar asfaltimi i disa rrugëve në fshatin Konçul, projekt ky i nënshkruar në vitin 2019, që kap vlerën prej 1.600.000 dinarëve pa TVSH, me punëkryes kompaninë “Saba Bellça”.

Sipas këtij njoftimi, projekti i asfaltimit të këtyre rrugëve pritet të kryhet brenda 3 ditëve. “Njëherit, ky është projekti i parë infrastrukturor që po realizohet nga pushteti i ri lokal në Bujanoc i udhëhequr nga kryetari i saj Nagip Arifi” – thuhet në fundin e njoftimit të Komunës së Bujanocit.

Në inspektimin e punimeve të sotme në Konçul, morri pjesë edhe kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Shqiprim Musliu./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *