Komuna e Bujanocit ekzekuton pagesat e rrugës për nxënësit e shkollës së mesme dhe shuajten e muajit dhjetor për filloristët

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit ka bërë të ditur që nxënëse të shkollës së mes iu janë paguar shpenzimet e rrugës, ndërsa filloristëve shuajtja për muajin dhjetor.

“Komuna e Bujanocit i njofton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme se iu kanë bartur mjetet financiare për shpenzimet e rrugës për muajin dhjetor për 529 nxënës përfitues në vlerë totale prej 2.193.364,00 dinarë, kurse, nxënësve të shkollave fillore iu janë bartur mjetet për shujta për muajin dhjetor. Për 2930 fillorista të komunës së Bujanocit janë paguar 2.051.000 dinarë”- thuhet në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.