Komuna e Bujanocit, edhe këtë vit po i financon mediat “analfabetike”! (Dokument)

174

UntitledSë fundmi, komuna e Bujanocit, në masë të madhe po financon mediat të cilat udhëhiqen nga njerëzit më të ndryshmit, nga delikantezët deri te analfabetët.
Konkursi i mbyllur mbi financimin e mediave të komunës së Bujanocit, edhe këtë vit për herë të tretë rradhazi, shkel dhe cenzuron LuginaLajm-in.
Komuna e Bujanocit, respektivisht komisioni për vlerësimin e projekteve të mediave, ka ndarë mjete financiare për web-portalet informative në gjuhën shqipe.
Përfituesi më i madh i këtij konkursi del të jetë “bujanoci.net”, medium që udhëhiqet nga njerëz jo adekuat të gazetarisë. Mbi të gjitha, shkrimet dhe tekstet e publikuara, japin shembullin tipik të një analfabetizmi, kur kihet parasysh se i njejti person redakton lajmet në Radio Televizionin e Bujanocit. Por, kjo nuk u pengon drejtuesve të këtij departamenti, përderisa dhe vet jetën studentore e kanë patur mbi 30 vite.

Si duket, Nagip Arifi, në masë të madhe po e shpërblen me aq sa ka mundësi, “besnikun analfabetik” i cili nuk don në asnjë moment të ketë konkurrencë brenda strukturave të PD-së.
Aq më tepër, kur personit tjetër të portalit “lugina-press”, i cili është në një luftë të ashpërt me “analfebetikun”, i jep pothuajse të njejtët shumë, duke e privilegjuar ate.
Kjo është një përbërje mbi financimin e mediave, ku prien analfabetiku dhe pësohen nga delikantisti.
Ja radhitja mbi financimin e mediave për një vit:
1

2




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *