Kompanitë e Zvonko Veselinovicit dhe Milan Radoicicit kanë fitur 63 milionë euro në Serbi – ja çka deklaron gazetarja e KRIK-ut (VIDEO)

357

Gazetarja e KRIK-ut Bojana Pavlovic, në emisionin “Utisak Nedelje”, mes tjerash ka deklaruar se të ardhurat e dy kompanive të biznesmenëve kontraverz nga veriu i Kosovës, Milan Radoicic dhe Zvonko Veselinovic pranë autoriteve të Serbisë, kanë arritur shumën e 63 milionë eurove fitim në vitin 2019, dhe se është e rëndësishme që të përmenden lidhjet që këta dy persona, kanë me politikën, raporton Nova.rs.

Nova.rs kujton se materiali ndërtimor për asfaltimin e disa rrugëve në qendër të Beogradit ishte prokuruar nga kompania “Granit-peščar”, në të cilën Zvonko Veselinovic dhe Milan Radoicic kanë një të katërtën e pronësisë.

“Është e rëndësishme të përmendim lidhjet që këta dy persona kanë në politikë”.

“KRIK ka publikuar një fotografi të Zvonko Veselinovic me vëllain e presidentit, Andreja Vucic, të ulur në një atmosferë mjaft komode, miqësore që nuk mund të thuhet si fotografi rasti,” – tha Pavlovic në “Utisak Nedelje”.

“Publikuam një fotografi të Milan Radoiçiq me Bexhet Pacollin në një jaht” – deklaroi Pavlovic, duke shtuar se ata vetëm donin të theksonin se përfaqësohen në mënyrë të barabartë në të dy anët e spektrit politik. “Udhëheqja politike e Serbisë dhe Kosovës janë njësoj të qasshme për ta,” vuri në dukje Pavlovic.

Bojana Pavlović është një gazetare e KRIK e cila u gjend në qendër të vëmendjes pasi fotografoi djalin e presidentit Danilo Vučić në një kafene në shoqërinë e Aleksandar Vidojevicic, një huligan, të cilin, sipas hetimit të KRIK, policia e lidhi me klanin Kavač, pas së cilës ata e përgjuan atë. tre burra i konfiskuan telefonin, raporton Nova.rs.

Kur u pyet nga Olja Beckovic, nëse e zbuloi se kush ishin njerëzit që i morën telefonin dhe që i kërkouan që të fshinte ato fotografi, ajo tha se nga shtatë ose tetë burra që iu afruan atë mbrëmje, vetëm njëri tregoi “diçka që dukej si kartel identifikuese.

“Vetëm policia ushtarake u përgjigj se një nga anëtarët e tyre më kishte legjitimuar. Pra, të gjithë njerëzit e tjerë që ishin atje – nuk e dijë se kush ishin ata “, deklaroi Pavlovic.

Ajo shtoi se incidenti ndodhi në rrugën Svetozara Markovica, në qendër të Beogradit, në orën 21:00h, por se ishte interesante që prokurori tha se nuk kishte kamera sigurie.

“Unë erdha të nesërmen, eca në rrugë dhe numërova gjashtë kamera, kështu që është interesante që kamerat e sigurisë në Beograd padyshim që nuk funksionojnë kur duhet. Pyetja është se kur nuk do të funksionojë përsëri herën tjetër” – tha gazetarja i KRIK.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *