Kompania softverike nga Kosova “ILLYRIAN” SHPK, ka nënshkruar kontratë me Texas Eduaction Iniative në vlerë prej 1 miliard dollarëve (FOTO)

Kompania softverike nga Kosova “ILLYRIAN” SHPK, gjatë së premtes (9 dhjetor) ka nënshkruar kontratë  për implementimin e sistemit HomeroomHub të njohur edhe si “eShkollori” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo kontratë është nënshkruar me Texas Education Iniative, ku platforma online e HomeroomHub (e ngajshme me eShkollorin), do të vendoset tek të gjitha shkolla publike të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, e që do të nis nga Teksasi

Në nënshkrimin e kontratës, përveç përfaqësuesit të kompanisë shqiptare Dardan Mehmeti, të pranishëm ishin edhe zëvendësambasadori i Kosovës në Vashington, Bujar Maxhuni dhe biznesmeni i famshëm shqiptar, njëherit, lobuesi për çështjen e Kosovës, Joe Haliti, të cilët e ndihmuan procesin e nënshkrimit të kontratës.

Vlenë të përmendet që kontrata e nënshrkuar, kap vlerën prej 1 miliard dollarëve, ndërsa kjo mund të vlerësohet si historike për kompanitë kosovare, ngase “ILLYRIAN” SHPK është kompania e parë softverike që ofron një program për shkollat e Amerikës.

Kush është Dardan Mehmeti, themeluesi i “ILLYRIAN” SHPK?

Si 23 vjeçare Dardani, filloi biznesin e tij me emrin ILLYRIAN SHPK në vitin 2015 në Prishtinë. Që nga 2015, ai ka zhvilluar sistemin e menaxhimit të mësimit të quajtur eshkollori.com i cili aktualisht përdoret nga shumica e shkollave publike me qindra mijëra nxënës, mësimdhënës dhe prindër në Kosovë.

Në verën e vitit 2021, kompania më e madhe e edukimit nga Austin, Texas, e cila është pjesë integrale në edukimin publik, kontaktuan me përfaqësuesit e eshkollori.com për të prezantuar produktin e tyre eShkollori dhe pas këtij takimi ata shfaqën interesim të madh për implementimin e eshkollori në shkollat publike në Teksas.

Që nga viti 2021, ata kanë punuar së bashku për të modifikuar eshkollori.com për shkollat publike në shtetin e Teksasit.

Duke filluar nga viti 2023 eshkollori.com, versioni i personalizuar i tij dhe me domain të veçantë, në bashkëpunim me Texas Education Initiative do të ofrojë shërbime për shkollat publike në shtetin e Teksasit për mbi 5 milionë nxënës.

Morali i kësaj historie është që një i ri nga Kosova arrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me idenë e tij inovative për t’i shërbyer shkollave publike, flet qartë për brezat tanë të rinj dhe besoj është shumë motivues.

Vlen të theksohet se shteti i Tekasit për vit ndan më shumë se 52% të buxhetit shtetëror për edukim.

Buxheti i shtetit të Teksasit për 2022 tejkalon shifrën mbi 250 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *