Kompania e vëllait të Hashim Thaçit nis punimet për objekt të lartë pa leje ndërtim

377

20160221192625829646Një ndërtim i lartë pritet të ndërtohet së shpejti shumë afër Ministrisë së Arsimit dhe qendrës së kryeqytetit.

Kompanitë “Iliria Building,” me pronar Blerim Thaçin, vëllai i zv.kryeministrit Hashim Thaçi, dhe “Fitorja” e Tahir Malokut, ende pa u pajisur me leje ndërtimi, kanë rrethuar vendpunishten, raporton KTV.

Rrethojat prej metali e kanë shtyrë Komunën e Prishtinës që të nxjerrë në rrugë inspektorët, të cilët thonë se kanë marrë kërkesa nga qytetarët për të liruar këtë hapësirë publike.

Sali Zyba, inspektor në drejtorinë e Urbanizmit, thotë se kompanitë në fjalë janë njoftuar se duhet të kërkojnë leje për shfrytëzimin e kësaj hapësire, në të kundërtën, komuna do t’ua heqë rrethojat.

Enver Aliu, menaxher i ndërmarrjes “Fitorja,”, ka thënë se kanë vendosur rrethoja për shkak të sigurisë së kalimtarëve.

Ashtu sikurse Komuna, edhe Aliu ka bërë të ditur se në fakt kompanitë në fjalë kishin kërkuar leje ndërtimi, por çuditërisht kërkesën për leje e kanë adresuar në drejtorinë e gabuar.

Ndërtuesit kanë thënë se po qe se marrin leje nga Komuna për ndërtim, do ta paguajnë taksën komunale për shfrytëzimin e sipërfaqes publike, e nëse u refuzohet leja, do ta lirojnë pronën publike./koha.net/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *