Komuna e Bujanocit ndan gjysmëmilioni dinarë për sh.f. “Muharrem Kadriu” të Tërnocit

237

“Komuna e Bujanocit, sot ka ndarë gjysmëmilioni dinarë për shkollën fillore “Muharrem Kadriu” të Tërnocit”, shkruan portali zyrtar i komunës së Bujanocit.

“Administrata komunale e Bujanocit, nëpërmjet departamentit për arsim, ka ndarë 500 mijë dinarë, për financimin e pajisjeve për kabinetin e fizikës dhe kimisë, të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc. Vendimin mbi ndarjen e mjeteve në vlerë gjysmë milioni dinarë, gjatë ditës, kryeshefi për arsim, Driton Rexhepi, i’a dorëzoi, drejtorit të shkollës, Bajram Salihut. Komuna e Bujanocit, do të vazhdoi në financimin e përmirësimit të kushteve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme” – përcjell Lugina-Lajm.

Administrata komunale e Bujanocit, muaj më parë ndau 500 mijë dinarë për sanimin e dëmtineve në çatinë e shkollës “Sezai Surroi” të Bujanocit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *