“Komiteti” me deputetin Shaip Kamberi, sonte pas orës 23:00! (VIDEO)

189

shaip-kamberi-komiteti-foto2Sonte në RTK, pas orës 23:00, transmetohet emisioni “Komiteti”; prodhim i Gazetës Express për televizionin publik. I ftuar sonte është Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Emisioni do të publikohet në portalin e Gazetës Express në ora 22:00.

Përballë gazetarëve të Gazetës Express, Leonard Kerquki, Shpend Limoni dhe Berat Buzhala, z. Kamberi ka folur për pozitën e shqiptarëve në Luginë, historinë e këtij territori dhe shanset që ai t’i bashkohet Kosovës.

A ka qenë ndonjëherë Lugina e Preshevës pjesë e Kosovës? Cfarë po ndodh në bazën ushtarake serbe atje? A do të vendosen raketa ruse? Pse nuk e lëshon Serbia Luginën e Preshevës? Si është të jesh deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë? A ka presion ai prej kolegëve të atjeshëm? Cilat janë raportet e udhëheqësisë shqiptare me Prishtinën dhe Tiranën? A ndjehen të tradhëtuar?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave i merrni sonte pas prës 23:00 në emisionin “Komiteti”, në RTK./gazetaexpress/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *