Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, po viziton Luginën – takimin e parë e zhvillon me deputetin Kamberi
Një delegacion nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Beograd, i udhëhequr nga Sonja Biserko, po viziton Luginën e Preshevës, me ç’rast kanë takuar deputetin popullor, njëherit kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi.
Në këtë takim të zhvilluar në Bujanoc, Kamberi dhe përfaqësuesit për të drejtat e njeriut, kanë biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, gjegjësisht për pasivizimin e adresave, që tashmë është një problem esencial për shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Në takim e përbashkët me delegacionin nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njerit në Serbi, biseduam për problemet e shumta me të cilët vazhdojnë të përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës e me theks të veçant për pasivizimin e adresave të shqiptarëve” – ka shkruar pas takimit, Shaip Kamberi në profilin e tij zyrtar në facebook.
“Serbia vazhdon t’i trajtojë pakicat si qytetarë të rendit të dytë. Kjo qasje e shtetit ndaj pakicave dëshmon edhe njëher që Serbia është larg rrespektimit të normave universale të të drejtave të njeriut, e që e bënë atë të jetë larg edhe anëtarësimit në BE” – thuhet në shkrimin e publikuar pas takimit nga deputeti Shaip Kamberi.
Më poshtë, mundë të lexoni të plotë shkrimin e kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi pas takimit me Sonja Biserkon nga Komiteti I Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi:
Në kuadër të përpilimit të Raportit të radhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave, e me qëllim të grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga znj. Sonja Biserko, po qëndron këto ditë në Luginë të Preshevës.
Në takim e përbashkët sot biseduam për problemet e shumta me të cilët vazhdojnë të përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës e me theks të veçant për pasivizimin e adresave të shqiptarëve.
Serbia vazhdon t’i trajtojë pakicat si qytetarë të rendit të dytë.
Prandaj edhe Serbia vazhdon të sillet e painteresuar për të dëgjuar problemet, e pavullnetshme për t’u përballur me to dhe me mungesë dëshire për t’i zgjidhur ato.
Kjo qasje e shtetit ndaj pakicave dëshmon edhe njëher që Serbia është larg rrespektimit të normave universale të të drejtave të njeriut, e që e bënë atë të jetë larg edhe anëtarësimit në BE.