Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve, mbarshëm në Osllarë!

150

Nëpërmjet faqes zyrtare të rrjetit social facebook, Partia për Veprim Demokratik në Bujanoc, ka shkruar për fushatën parazgjedhore të mbajtur sonte në fshatin Osllarë. Për më shumë, thuhet se:

10671210_484328095040475_5504453653991789675_nKoalicioni për të drejtat e shqiptarëve (PVD dhe UDSH) kanë vazhduar fushatën e vet zgjedhore me tubimet e mbajtura në Lluçan dhe Osllarë. Para të pranishmëve është shpalosur puna e deritashme dhe rezultatet e saj të Këshillit Nacional.

Ndër rezultatet kryesore janë numëruar hapja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc; sigurimi i më se 80 teksteve dhe fletore pune për shkollat fillore; në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe autorët lokal ka siguruar rreth 60% e teksteve shkollore për shkollat fillore;

Njëkohësisht janë paraqitur objektivat e reja të cilat do të realizohen me mandatin e ri. Do të duhet të punohet për sigurimin e gjitha teksteve tjera nënpër shkollat fillore dhe atyre të shkollave të mesme, të zgjidhë me ligj lirinë e përdorimit të flamurit kombëtarë, të sigurojë liri të lirë për përdorimin e të drejtave të karakterit kolektiv.

Njëkohësisht është potencuar moral ii dyfishrtë i atyre të cilët deri dje kanë kontestuar ashpër së pari themelimin e Këshillit nacional por edhe kanë bërë pengesa konkrete në punën e tij për katër vjet rresht.

Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve ka ftuar rivalët politik që ta zgjidhin çështjen e emërtimit të sheshit të qytetit në Bujanoc me emërtimin Skënderbej si hap konkret.

Fushata, do të vazhdojë nesër me dy tubime tjera në Muhoc ora 13,00 dhe Breznicë ora 15,00.

 

Shtabi zgjedhor i Koalicionit për të drejtat e shqiptarëve

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *