Klinaku: Lëvizja për Bashkim bën koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

110

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se kushti i kësaj partie për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se LB’ja këtë herë do të bëjë koalicion vetëm me ato parti që e përkrahin këtë ide.

Klinaku ka thënë për ‘Epoka e re’ se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

“Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm nëpërmjet ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, kjo çështje nuk do të mbyllet derisa nuk zgjidhet përfundimisht./gazetametro/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *