KKSH shkresë “Putevi Srbija”, kundër diskriminimit në punësim të kuadrit shqiptar

221

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), duke marr shkas nga vendimi i ndërmarrjes publike “PuteviSrbija” , për pranimin në marrëdhënie pune të kuadrit të ri në pikat e pagesave rrugore hyrëse dhe dalëse në autostradën E75 (korridori 10) , konkretisht në Preshevë dhe Bujanoc, ka kundërshtuar këtë vendim, duke iu drejtuar me një shkresë Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës dhe Ndërmarrjes Publike “PuteviSerbija”.

      KKSH ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të anulohet vendimi. Konsideron se  nuk reflekton përbërjen e popullsisë të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, bazuar në ligjin mbi mbrojtën e të drejtave të pakicave kombëtare.

       KKSH  është  i indinjuar me qasjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore të cilat po neglizhojnë ligjet në fuqi.

Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës po vazhdojnë të trajtohen si qytetar të dorës së dytë nga institucionet e shtetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *