KKSH, REAGIM: Botimi i revistës “Nacionali” për fundvit, më pak se 1 mijë euro

159

Objekti i KKSH-seKëshilli Kombëtar Shqiptar, përmes një reagimi për opinion, demanton shkrimin e 27 dhjetorit të portalit presheva.com

Në reagimin e KKSH-së, thuhet:

Me këtë Këshilli Kombëtar Shqiptar DEMANTON lajmin e publikuar në ëeb portalin ëëë.presheva.com me titull ”Komunat i paguajnë 1.8 milion dinar KNSH-së për botimin e një numri të Nacionalit?”

Duke demantuar dhe shprehur korrektësinë njoftojmë që shpenzimet për botimin e revistës Nacionali kanë kushtuar  gjithsejt  116.940,00 din (njëqindëegjashtëmbëdhjetmijë e nëntëqindekatërdhjet dinar) me gjithë punën e profesionistëve (argument fletëpagesat e kryera).

Lajmi i publikuar në portalin e lartëpërmendur dhe në disa të tjerë që po qarkullon në Luginë,  nuk është i vërtetë.

Komuna e Bujanocit dhe e Preshevës kanë kryer obligimin e tyre ligjor në nivel vjetor të parapara me buxhetin komunal për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Këshilli konsideron se disa portale të udhëhequr nga gazetar joprofesionist dhe në shërbim të politikës që po bëjnë shpifje ndaj kryetarit të këtij institucioni pa kurrëfar argumenti do të duhet të bartin pasojat ligjore për dëmtim të personalitetit të të tjerëve.

Megjithatë, Këshilli Kombëtar Shqiptar gjithmonë është në mbrojtje, shërbim e përkrahje të informimit shqip, të lirë, të drejtë, objektiv  dhe të argumentuar në Luginë dhe në gjithë vendin ku jetojnë shqiptarët.

Demant me dokumente




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon