“Kishim të drejtë, vazhdojmë tutje”, shkëlqyeshëm!

194

“Koalaicioni për të drejtat e shqiptarëve” i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, sot edhe zyrtarisht kanë nisur fushatën parazgjedhore të vlefshme për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Hajrush MaksutiMe moton “Kishim të drejtë, vazhdojmë tutje”, dy partitë themeliuese të KKSH-së, PVD dhe UDSH, të cilët garojnë në koalicion, sot edhe zyrtarisht kanë nisur fushatën parazgjedhore.
Kryetari i nëndegës së PVD-së në Bujanoc, Hajrush Maksuti, pos që bëri prezentimin e kandidatëve nga komuna e Bujanocit për këshilltar të kuvendit të KKSH-së, ai ftoi që me 26 tetor të votohet numri 3, me që aty janë vlerat shqiptare të Luginës së Preshevës.
Nga ana tjetër, kandidatja Xhemile Aliti, vlerësoi se: “Nëse para katër viteve ne si parti ishim gabim që formuam KKSH-në, pse atëherë, ato parti sot po e bëjnë të pamundërën të fitojnë ketë institucion më me vlerë për shqiptarët?!”.

photo 2 (7)Adem Hasani nga UDSH, theksoi se kolacioni PVD-UDSH, ka dëshmuar dhe po dëshmon rreshtazi vyrtytet dhe intelektualizmin shqiptar të komunës së Bujanocit. Hasani për më shumë vlerësoi edhe situatën politike në komunë të Bujanocit, ku e përshkroi kryetarin e komunës Nagip Arifi, si pushtetar totalitar i komunës sonë.
Kryetari aktual i KKSH-së dhe bartësi i listës së koalicionit për të drejtat e shqiptarëve, Galip Beqiri, në masë të madhe elaboroi të arriturat për katër vjetë të ekzistimit të KKSH-së. “Edhe përkundër që në dy vitet e fundit, puna e KKSH-së nga dy pushtete lokale shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë, më tepër është penguar se sa është ndihmuar, suksesi dhe të arriturat e KKSH-së janë evidente. Plotësimi i përreth 40% të teksteve për nxënësit fillor, është një e arritur e ndritshme për neve si rajon.”
GAlip Beiqi“Puna jonë nuk mbaron këtu, ne do të jemi ata të cilët do të plotësojm dhe do t’i sjellim të gjitha tekstet fillore dhe të mesme për të gjithë nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës” – tha Beqiri.
“Nuk jam kundër askujt në zgjedhjet për KKSH, por si do te kenë moral partitë e dy blloqeve që po udhëheqin me pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, të kërkojnë votën e qytetarit, kur deri dje, neve na kishin shantazhuar për tradhtar, për ketë institucion, ndërsa ata sot po vrapojnë me çmenduri në garën për KKSH. Thjeshtë, kjo ska fytyrë” – përfundoi Galip Beqiri, bartësi i listës.
Shaip Kamberi, ishte ai i cili edhe e përmbylli ketë takim të sotëm. Në cilësin e kryetarit të degës së PVD-së, Shaip Kamberi, ironizoi me moton e djeshme të PD-së:”Fol shqip, shkruaj shqip, vendos shqip dhe puno sërbisht”.
“është apsurditeti i rradhës, i premtimeve të rrejshme të partisë e cila po udhëheqë me komunën e Bujanocit, kur ka nisur një premtim të punësimit të 140 vetave në KKSH-së. Fizikisht, zyret e KKSH-së, as nuk kanë hapsirë për 140 persona, e lërë mo aty të punojnë” – shtoi Kamberi.
Shaip Kamberi“Sot po shihet kjartë se vizioni politik i PVD-së ka triumfuar, edhe përkundër që të tjerët na shpallën tradhtar. Rruga e drejtë e PVD-së për pjesëmarrje nëpër institucione lokale dhe krijimin e institucioneve më me pesh për shqiptarët e Luginës, është vitale për neve si shoqëri”- tha Kamberi.
“Nuk mund që zëvendëskryetari i Trupit Koordinues, të cilin e ngarkon posti i kryetarit të komunës, të deklaroi që nuk e dinë çfarë ndodhë atje, me që nuk marrë pjesë në punën e atij institucioni, edhë përkundër që gzon benifitet e TK-së. Kjo është e pa sens” – përfundoi deputeti popullor, Shaip Kamberi.
Fushata parazgjedhore e kolaicion PVD-UDSH, nesër do të vazhdoj në LLuçan dhe Osllarë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *