KFF “Presheva” ka filluar me stërvitje e femrave në Bujanoc, fton të gjitha futbolldashëset që të zhvillojnë talentin e tyre (FOTO)

Klubi i Futbollit për Femra, “Presheva” në Preshevë, tashmë është zgjeruar edhe në Bujanoc.

Përmes një njoftimi dërguar portalit tonë, ky klub, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar edhe me angazhimin e femrave në Komunën e Bujanocit, ku fton të gjitha finteresuaret që e dashurojnë futbollit që të paraqiten dhe të zhvillojnë talentin e tyre.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se ushtrimet janë falas dhe zhvillohen në Qendrën Sportive “Rinia” në Bujanoc, çdo të diele me fillim prej orës 12:00h.

Ky klub i futbollit për femra, është i pari që grumbullon talented shqiptare në rajon./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *