KF “Tërnoci” udhëtoi drejt Turqisë ku do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Armutlu Cup 2019”

319

Nëpërmjet një postimi në facebook, Klubi Futbollistik, “Tërnoci”, gjatë ditës së sotme ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Armutlu Cup 2019”.

“Nxënësit e shkollës së futbollit grupmoshat U13 dhe U15,sot udhëtuan për në Bursa të Turqisë,me ç’rast do të marrin pjesë në turneun ndërkombtar “Armutlu Cup 2019” që do të zhvillohet nga data 15-19 maj.
Promovimi dhe shkëmbimi i përvojave të nxënësve të shkollës tonë do të jetë fokusi jonë kryesor që këtyre të rinjëve ti ofrojm sa më shumë mundsi!”
– thuhet në njoftimin e publikuar nga KF “Tërnoci”.

Kujtojmë se KF “Tërnoci”, muaj më parë ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të futbollit “Ulqini 2019”./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *