KF “Tërnoci” shkruan historinë: Kualifikohet për herë të parë në Ligën e IV të Serbisë, rajoni i Nishit
Klubi Futbollistik “Tërnoci” nga fshati Tërnoc, Komuna e Bujanocit, për herë të parë është kaulifikuar në Ligën e IV-të të Serbisë, rajoni i Nishit.
Ky kualifikim, i KF “Tërnocit”, vjen si rezultat i ndeshjeve të mira të zhvilluar nga çunat tërnocas, që ketë stinor, kanë shënuar 17 fiore dhe vetëm vetëm një humbje.
Vlenë të përmendet se dueli për vendin e parë ishte mjaft i ashpër me skuadren tjetër shqiptare KF “Lugina” nga Presheva, e cila mbeti ne vendin e dytë dhe me shumë gjasë mbetet që të garojë sërish vitin tjetër për t’u ngjitur në Ligën e IV, të rajonit të Nishit.
KF Tërnoci dhe KF Lugina janë të vetmet skuadrat shqiptare në Serbi, dhe aktualisht, marrin pjesë në Ligën e dytë të rrethit të Pçinjës
KF “Tërnoci”, njohet edhe me ‘pordhimin’ e disa futbollistëve të njohur, nga ku i kanë marrë hapat e parë, si: Arbnor Fejzullahu dhe vëllezërit Shqiprim Taipi e Gjelbrim Taipi.
Gjithashtu Berat Gjimshiti i Shqiperise është me origjinë nga ky fshat./LUGINALAJM/