KF “Tërnoci” shënon fitore të thellë kundër ekipit serb – ‘ROOTS-LOUNGE’, i’u shtron darkë gratis futbollistëve tërnocas (FOTO)

1913

Klubi Futbllistik “Tërnoci”, sot ka shënuar fitoren e parë në xhironë e parë të Ligës së Pçinjës. Tërnocasit në stadiumin e klubit, sot kanë mundur me rezultat të thellë 5:0 FK “Pavlovac”, ekip ky nga Komuna e Vranjës.

Por, për shkak të rezultatit të mirë në ndeshjen e parë të sezonit vjeshtor, bistro “ROOTS-LOUNGE BAR”, sot kishte ftuar për mysafirë special futbollistët dhe trajnerët e KF “Tërnocit”, për darkë rasti, ku ky lokal në të ardhmen i ka premtuar klubit nga Tërnoci, se:  “Do t’iu shërbejmë darkën gratis pas çdo ndeshje, edhe atëherë kur nuk shënoni fitore”.

“Do ju shërbejmë gratis darkën sa herë që na bëni krenar. Nganjëherë edhe kur dështoni do qëndrojmë prapa jush. Gëzuar e festofshi gjithëherë” – thuhet në shkirmin e lokalit më me renome në Bujanoc, ‘ROOTES LOUNGE BAR’./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *