KF Tërnoci me fanela të reja nga sponsori i vjetër ‘Lul Koçuli’ (FOTO)

347

Kompania “MALICI” nga Mynheni i Gjermanisë, me pronar Lulzim Maliqi, i njohur edhe si “Lul Konçuli”, edhe njëherë ka dhuruar një donacion për klubin futbollistik “Tërnoci”.

Ketë herë, kompania “MALICI”, ka dhuruar ndrresa për ekipin e parë të KF “Tërnoci”, të cilët do t’i bartin përgjatë sezonit pranveror 2021.

Lajmin mbi donacionin e dhjetra ndrresave sportive, e ka bërë publike, vetë KF “Tërnoci”, nëpërmjet një postimi në facebook.

“Fanelat e reja për sezonin pranveror tanimë kanë arritur.

Lulzim Maliqi dhe kompania e tij “Malici” me lokacion në Minhen të Gjermanisë, është njëri ndër sponsorët dhe mbështetësit tanë kryesorë, që në vazhdimsi na ka mbështetur në forma dhe mënyra të ndryshme.

KF Tërnoci dhe Kryesia e klubit falënderojnë Lulzim Maliqin për mbështetjen e tij të parezervë në funksionimin dhe organizimin tonë si klub” – thuhet në njoftimin e KF Tërnocit.

Kompania “MALICIi” u themelua në vitin 2008. Kjo kompani operon në fushat e shërbimit portier, pastrimin e ndërtesave, rinovimet, transportin dhe heqjet, mirëmbajtjen dhe pastrimin gjatë sezonit të dimrit, mirëmbajtjen e kopshteve, pastrimin e shtëpive, pastrimin e dritareve, menaxhimin e pronave, ndërtimin e thatë dhe akustik dhe sektorë të tjerë të shërbimit./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *