KF “Dardana”, sfida e re e trajnerit tërnocas Sadat Pajaziti – të mërkuren debuton si trajner i ri

510

Sadat Pajaziti, ish trajneri i “Teutës” Durrës, “Dritës”, “Gjilanit”, “Drenicës”, dhe së fundmi “Vëllaznimit” të Gjakovës është trajneri i ri i KF “Dardanës” nga Kamnica.

Njoftimin për angazhimin e trajnerit tërnocas në skuadrën e “Dardanës” e ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi.

Trajneri Pajaziti pritet do të debutoj me skaudrën e KF “Dardaës”, të mërkuren me datë 20.11.2019 në kuadër të Kupës së Kosovës.

“Kryesia, Ultras Dardanët si dhe të gjithë qytetarë e sportdashës i urojn mirë se ardhje dhe shum suksese trajnerit të ri. Na prift e mbara!” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubiit nga Kamenica.

Sadat Pajaziti, njihet si njëri ndër trajnerit më të mirë të fubollit kosovar. Ai është nga fshati Tërnoc, fshat në të cilin, Pajaziti nxorri shumë futbollist tashmë të njohur në futbollin Europian./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *