Këta dy personalitet sot festojën ditëlindjet e tyre – ja nga sa vjet i kanë mbushur

625

Shaip Kamberi e Sali Berisha, përveç që janë dy politikanë të spikaturë ndër shqiptarë, ata nuk shquhen për ndonjë lidhje të veçantë në politikbërje në mes veti.

Përveç që dallojnë nga vendi që udhëheqin politikë, ata dallojnë edhe në politikbërje. I pari, njihet si person shumë i qetë dhe për afinetete demokratike, ndërsa i dyti, njihet me qëndrime të ashpërta – kohë pas kohe edhe ‘rebeluese’.

 Por, që të dy këta liderë shqiptarë e kanë një gjë të përbashkët – datën e lindjes, 15 tetor.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, sot feston ditëlindjen e 56-të, derisa ish kryeministri i Shqiprisë, njëherit ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot feston ditëlindjen e  76-të.

Kamberi, aktualisht është deputet popullor, ndërsa Berisha ka djegur mandatin e deputeti në Parlamentin e Shqiprisë.

Kryetari i PVD-së, me profesion është Jurist i diplomuar, ndërsa ish kryetari i PD-së me profesion është specialist i Kardiologjisë.

Shaip Kamberi ka qenë për dy mandate kryetar i Komunës së Bujanocit, dhe për gjysmë mandati (2014-2016) deputet popullor, ndërsa Sali Berisha ka qenë për dy mandate ish kryeministër i Republikës së Shqiprisë, dhe gjysëm mandati President i Republikës së Shqiprisë.

Që të dy janë të martuar dhe kanë nga dy fëmijë; nga një vajzë dhe nga një djalë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *