Këshilltari i PD-së, Jetmir Memeti, po merrë pjesë në protestat e Tiranës
Shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bujanoc, Jetmir Memeti, po merrë pjesë në protestën e organizuara në Tiranë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vucic në kuadër të nismës “Open Balkan”.
Në ketë protestë të organizuar nga ish kreu demokrat, Sali Berisha, përveç kundështimit të “Open Balkan”, ai ka bërë thirrje edhe kundër Aleksandar Vicit, derisa protestuesit kanë djeg flamurin serb.
Ndërkaq, shefi i grupit të PD-së, Jetmir Memeti, nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar: “Iku koha e fjalëve, është koha e veprimit ✌️🇦🇱🇽🇰“, ku shihet në mesin e turmës së protestuesve.