Këshilli për siguri dhe parandalim të kriminalitet, diskuton për gjendjen aktuale të sigurisë në Bujanoc

Në sallën e Asamblesë komunale të Bujanocit, sot u zuvillua mbledhja e radhës e Këshillit për siguri dhe parandalim të kriminalitetit në të cilën u diskutua për çështjet e sigurisë dhe mbi situatën e fundit me COVID-19 në territorin e Komunës së Bujanocit.

Sipas Enver Ramadanit, kryetar i këtij këshilli, në mbledhjen e sotme përveç analizimit të gjendjes së sigurisë së përgjithshme, u prezentu edhe projekti “Siguria e qytetarëve”, i realizuar në bashkëpunim me OSBE-në.

Projekti kishte për qëllim që të identifikojë problemet që shkaktojnë pengesa në funksionimin e mirëfilltë të qytetit të Bujanocit, duke u bazuar në gjetjet që kanë hasur gjatë inspektimit në teren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *