Këshilli komunal i Bujanocit aprovon buxhetin për vitin 2022, javën tjetër pritet të dal edhe në kuvend

Përmes një statusi të publikuar në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit bënë të ditur se Këshilli komunal në mbjedhjen e sotme ka aprovuar buxhetin për vitin 2022.

Në njoftim thuhet:

“Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar vendimin mbi buxhetin për vitin 2022 i cili kap shumën prej 2.011.000.000 dinarë.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm është parashikuar dyfishimi i mjeteve për subvensione për ndërmarrrësit, edhe ate nga 12 milionë sa ishte këtë vit, në 24 milionë për vitin e ardhshëm.

Për infrastrukturën rrugore janë paraparë 141.732.000 dinarë, mbrojtjen e mjedisit jetësor 41.900.000, zhvillimin e bujqësisë 18.500.000,prej të cilave 12.000.000 për subvensione, projektet e klubeve sportive 8.500.000, praktika profesionale 25.000.000,4.000.000 për organizatat kulturore, 6.000.000 për mediat, efikasiteti energjetik 10.000.000, për ndriçimin publik për vitin e ardhshëm janë paraparë rreth 40 milionë, për Këshillin Kombëtar Shqiptar 5 milionë, etj.

Pas aprovimit në Këshillin Komunal, buxheti për vitin 2022 duhet të marrë dritën e gjelbërt edhe nga Kuvendi Komunal, mbledhje që do të mbahet gjatë javës së fundit të këtij viti.

Në seancën e sotme të Këshillit Komunal është aprovuar edhe vendimi mbi shfrytëzimin e mjeteve nga Trupi Kordinues si dhe janë miratuar raportet e punës dhe ato finansiare të ndërmarrjeve publike” – thuhet në postimin e fundit të Komunës së Bujanocit.

Megjithate, për ketë buxhet, fjalën e fundit do ta thonë këshilltarët e Kuvendit komunal të Bujanocit, si organi më i lartë ne vetëqeverisjen lokale. Sipas informative të redaksisë sonë, seanca në të cilën pritet të votohet buxheti, do të mbahet të mërkuren më 29 dhjetor./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *