Këshilli i Ministrave të Shqiprisë merrë përsipër renovimin e objektit të KKSH-së, ministri Cakaj me përshëndetje të veçantë për shqiptarët e Luginës

177

Ministri për Punë të Jashtme dhe Europë në Qeverinë Shqiprisë, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë të ditur se Qeveria shqipëtare, ka vendosur të marrë përsipër financimin e renovimit të objektit të Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc.

Sipas Cakajt: Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit. Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrit të Republikës së Shqiprisë.

Gjithashtu, ai ka theksuar se: “Kjo masë financiare është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon në veçanti. Mbeshtetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e indetitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës” – ka shkruar Cakaj.

Ai gjithashtu, ka përshëndetur në një mënyrë të veçantë shqiptarët e tre komunave, ku ka thënë: “Përqafime për gjithë Luginën e Preshevës”.

Kujtojmë se, Ministria për Punë të Jashtme dhe Europë, muaj më parë ka vendosur që të financojë në mënyrë të rregulltë Këshillin Kombëtar Shqiptar, me një sasi të konsiderueshme mjetesh./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *