Kërkohet unifikimi i shqiptarëve të Luginës, karshi Beogradit zyrtar

352

Qeveria e Serbisë po vazhdon ta prolongojë aprovimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke u arsyetuar në mungesë të stabilitetit politik në dy komunat me shumicë shqiptare.

Për këtë, kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi për RTK thotë se uniteti politik është i domosdoshëm.

Sipas të parit të Komunës në Bujanoc, uniteti është më se i domosdoshëm në mënyrë që të realizohen kërkesat primare të hartuara në planin shtatë-pikësh të cilin e ka pranuar edhe qeveria e Serbisë.  Kjo e fundit, sipas Kamberit, po vazhdon të prolongoj aprovimin e kërkesave të shqiptarëve  duke u arsyetuar në mungesë të stabilitetit politik në dy komunat me shumicë shqiptare.

Qeveria e Serbisë po vazhdon ta prolongojë aprovimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke u arsyetuar në mungesë të stabilitetit politik në dy komunat me shumicë shqiptare

 

Kamberi ka përkujtuar asamblistët e Kuvendit të Preshevës për përgjegjësinë që kanë karshi qytetarëve të cilët ua kanë dhënë besimin për t`i përfaqësuar.

Kuvendi i Preshevës rrezikon të shpërbëhet nëse deri më 24 gusht nuk do të konfirmoj stabilitetin e vet duke mbajtur seancën e radhës e cila ka dështuar në mungesë të kourumit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *