Kërkohet paraburgim për të arrestuarit e konfliktit të lagjes së Spitalit

194

Është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy personave, e plagosjes së dy tjerëve, të enjten në Lagjen e Spitalit.

Skender Musa, avokat i Naim Mehmetit, një nga të dyshuarit, tha se pala që ai përfaqëson është e dëmtuar.

“Gjithë ajo që mund të them është se pala që përfaqësoj është e dëmtuar, ata kanë të vrarë. Klienti im akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, ka thënë ai, raporton KTV.

Prokurori Ilaz Beqiri nuk ka dhënë detaje, por ka konfirmuar se kërkesa për paraburgim është bërë dhe se Gjykata do të marr vendimin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *