KËRKIMFALJE NDAJ LEXUESVE TANË: Testi antigjen për udhëtarë nga sot mundë të bëhet edhe në Bujanoc

Para pak çasteve redaksia jonë publikoi lajmin: “Testi PCR për udhëtim jashtë vendit, tani e tutje mundë të bëhet edhe në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc – ja sa kushton”.

Megjithate, është një gabim, të cilën e ka bërë stafi ynë, me që, nuk bëhet fjalë për testin PCR, por për testin  antigjen, i cili nga sot mundë të bëhet edhe në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të europës.

“Deri më tani testi antigjen për të gjithë udhëtarët tanë, është kryer në Institutit shëndetësor të Vranjës, tash e tutje i njejti test mund të kryhet edhe në institucionin tonë” – ka sqaruar koordinatorja për imuzimin, Dr.Afërdita Mustafa.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se çmimi për testin PCR në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, kushton 3.500 dinarë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *