Kërcënon Dodik: Republika Serbe do të del nga BeH, as Amerikan s’mun të na ndal

331

“BeH është vend i keq dhe vend jo i lirë për serbët dhe Republikën Serbe. Nëse nuk ka marrëveshje që të huajt ta braktisin Gjykatën Kushtetuese, atëherë nuk ka më Bosnje dhe Hercegovinë. Këtë le ta mbajnë në mend të gjithë”, ka deklaruar anëtari serb i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Millorad Dodik.

Dodik pretendon se “në pranverë të vitit të ardhshëm nuk do të ekzistojë Bosnja dhe Hercegovina nëse nuk kthehet në pozicionet e Dejtonit”.

Ai ka porositur se Republika Serbe “është nisur në rrugë të braktisjes së BeH, nga e cila nuk ka kthim”.

“Ne do ta bëjmë këtë dhe nuk do të na ndalin as SHBA e as kushdo tjetër, sepse konsiderojmë se Marrëveshja e Dejtonit është rrënuar, para se gjithash me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, i ka thënë Dodik gazetarëve.

Ai ka pretenduar se koha do të tregojë se sa është Republika Serbe serioze në këtë qëllim, duke pretenduar se RS ka zgjidhje në mes ty opsioneve, prej të cilave është t’ia lejojë vetes të zhduket në mënyrë të heshtur dhe të rrënohet nëpërmes të paketës “vdekjeprurëse” të cilën e kanë bërë komuniteti ndërkombëtar dhe pala boshnjake në Sarajevë, transmeton televizioni serb RTRS.

“Në fazën e parë kjo është realizuar nëpërmes të përfaqësuesit të lartë dhe të imponimit të zgjidhjes, e tani këtë e bëjnë nëpërmes të Gjykatës Kushtetuese, duke dëshiruar ta mbrojnë këtë me tregimin mbi sundimin e ligjit. Sikur të bëhej fjalë për sundimin e ligjit aty nuk do të vendosnin tre të huaj dhe ambasadat”, ka theksuar Dodik.

Ai ka shtuar se çështja e dytë është që “Republika Serbe të bëjë atë çfarë është e detyruar”.

“Dua që të gjithë në Republikën Serbe ta dinë se kemi arritur deri në mur dhe ne tani duhet të vendosim se a do të pranojmë që me banalitetet e rreme të ambasadës amerikana dhe të atyre perëndimore të na mbajnë me ndonjë tregim për ndonjë parim, e në esencë po i shkelin të drejtat tona, apo që Republika Serbe të bëjë atë çfarë është e detyruar”, ka pretenduar Dodik.

Ai ka përsëritur se Republika Serbe nuk duhet t’i besojë Bosnjës dhe Hercegovinës.

“BeH është vend i keq dhe vend jo i lirë për serbët dhe Republikën Serbe. Nëse nuk ka marrëveshje që të huajt ta braktisin Gjykatën Kushtetuese, atëherë nuk ka më Bosnje dhe Hercegovinë. Këtë le ta mbajnë në mend të gjithë”, ka theksuar Dodik./Insajderi.com.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *