Kërcënon Abdixhiku: Nëse Kurti nuk tërheq Projektligjin për Zgjedhje, e dërgon vendin në zgjedhje

405

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i është adresuar publikut përmes një konference për media, pas vendimit të qeverisë për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për Zgjedhjet.

Abdixhiku ka thënë se LVV në mënyrë të paprecedentë ma marrë vendim për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve.

“Këto reforma në vendet demokratike bëhen bashkë me opozitën”.

Ai thotë se LVV e ka kuptuar se nuk po mund të përballojë problemet reale që lidhen me pandeminë dhe ekonominë.

“LDK është treguar konstruktive në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit. Me këtë veprim që bëri sot Kurti dëshiron të krijojë destabilitet politikë”.

Abdixhiku thotë se Kurti duhet të heqë dorë nga shantazhimi i opozitës.

“Kurti tregoi se nuk ka interes për të zgjedhur Vjosa Osmanin si presidente”.

“I bëjë thirrje Kurtit që të tërhiqet nga kjo iniciativë dhe të lejojë konstruktivitetin. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh Kurti dëshiron zgjedhje dhe krizë institucionale në vend…Fillimisht kërkojmë që ky Projektligj të tërhiqet. Nëse ky Ligj nuk tërhiqet atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje”.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ndryshimet në këtë ligj janë në funksion të garantimit të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës./Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *