Kërcënohet kryetari i FHKL-së, Xhelal Memeti!

151

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, me qendër në Zhenevë, ka reaguar nëpërmjet një kumtese, në të cilën paraqitet kërcnimi i myftiut, Fikret Limani, drejtuar kryetarit të FHKL, Xhelal Memetit.

Për më shumë lexojeni kumtesën

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore – Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Zürich – CH 

Myftiu që kërcnon

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore në Zvicër qe më se një vit ka marrë vendim për ndërtimin e 100 shtëpive bashkëkombasëve tanë pa kulm mbi kokë në vendlindje. Për këtë aksion të gjërë kryesia e fondit ka kërkuar mbështetje materiale nga të gjithë mërgimtarët tanë kudo që janë dhe nga do që vijnë. Mbështetje është kërkuar, dhe vazhdimisht do të kërkohet, edhe nga afaristë – biznesmen, e shoqata të organizuara, bashkësi të ndryshme. Krejt kjo në mbrojtje dhe ruajtje të popullatës tonë në trojet tona etnike. Me këtë rast kryesia e fondit falënderon të gjithë ata që në çfarëdo mënyre, me të holla të gatshme, apo material ndërtimor, ndihmuan për ndërtimin e 30 shtëpive, pjesa dërmuese e të cilave kanë përfunduar. Në korrik 2014 kryesia e fondit merr vendim që aktivitetin e grumbullimit të mjeteve materiale ta shtrijë edhe në xhamitë e bashkësive lokale, meqë ishte muaji i Shejtë i Ramazanit, duke i dhënë mundësinë edhe atyre bashkëkombasëve që ndoshta për arsyera objektive deri tash nuk kanë pasë mundësi ti bashkangjiten këtij aksioni sa humanitar po aq edhe kombëtar. Për këtë kryetari i fondit me anëtarë të kryesisë së pari i drejtohen Bashkësive Islame në Preshevë e Bujanoc. Me 21.07.2014, kryetari i fondit Xhelal Memeti dhe anëtari i kryesisë Haxhi Avdi Osmani i drejtohen Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës për Preshevë, myftiut Fikret Limani, me qëllim që ky i fundit të ushtrojë ndikim në imamët e xhamive për mbështetje të aksionit. Me 22 korrik myftiu jep përgjigje negative. Me 24 korrik, myftiu, përmes telefonit 3 (tri) herë kërcnon kryetarin e fondit. Ndërsa me 25.07.2014, ditë e premte, që kryesia e fondit e kishte caktuar si ditë kur do të vizitoheshin xhamitë për grumbullimin e mjeteve, myftiu Fikret Limani, me mesazh (sms), kërcnon kryetarin e fondit se „nuk guxon me dal nëpër xhami me grumbullu mjete“. Dhe në xhamitë ku ky „myfti“ ushtron ndikimin e vet me të vërtetë nuk u grumbulluan mejte. Myftiu i fuqishëm edhe ditën e Fitër Bajramit, me 28.07.2014, kërcnon kryetarin e fondit. Shtrohet pyetja: Sa është i denjë ky person për ta ushtruar detyrën e një myftiu? Sa e din ky kuptimin (domethënien) e fjalës humanitet? Sa e din ky se çka don me thënë fjala « Islam » ? Nga sjelljet e tij për rastin konkret që u tha më lartë konstatojmë: aspak i denjë për ta ushtruar detyrën e myftiut, aspak nuk e din dhe as i kupton fjalët « humanitet » dhe « Islam ». Në të kundërtën është i drejtuar nga qarqe tjera që nuk janë të sojit tonë. 
Duhet ta dijmë dhe ta kuptojmë se realizimi i këtij projekti të fondit humanitar me moton « të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë », dhe të tjerëve në vijim, mvaret vetëm prej seriozitetit të angazhimit dhe kontributit tonë nëse duam që Kosovën Lindore ta kemi tonën.
26.08.2014

 Kryesia e fondit – kryetari Z ü r i c h Xhelal Memeti




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon