Keqmenaxhimi me Komunën e Preshevës, Ministria e Financave për 4 muaj i bllokon transferin mujor?!

4698

Sipas informacioneve të sigurta të Lugina-Lajmit, transferi mujor i rregullt nga Ministria Financave, për Komunën e Preshevës është bllokuar nga muaji gusht, dhe pagat e punonjësve komunal, po sigurohen nga buxheti i rregullt i Komunës së Preshevës.

Lugina-Lajmi mëson se pagat për punëtorët e administratës mund të sigurohen vetëm edhe për muajin tetor, dhe se Komuna e Preshevës, do të hyjë në krizën më të madhe financiare.

E tërë situata bllokuese, ka rezultuar me keqmenaxhimin e departamentit të Bujqësisë pranë Komunës së Preshevës, e cila nuk i ka zbatuar urdhëresat e Ministrisë së Bujqësisë, gjë që këta të fundit kanë kërkuar nga Ministria e Financave që transferi mujor për paga dhe investime t’i bllokohet Komunës së Preshevës.

Transferi mujor për Komunën e Preshevës, kap vlerën mbi 30 milionë dinarëve.

Megjithate, kjo nuk është hera e parë që Komunës së Preshevës po i bllokohet transferi mujor, por kjo është hera e parë që buxheti komunal i Preshevës po përjeton kolapsin si asnjëherë më parë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *