Keqëpërdorimet në NP “Direkcionit për ndërtim” sipas Raportit të Auditorit republikan!

149

Agim-Haliti“Fshati që duket nuk do kallauz” është një fjalë e urtë popullore. Edhe këto shkelje të shumta të Buxhetit të vitit 2014, të cilat i ka konstatuar auditori shtetërorë, i cili në Bujanoc paska ardhur “me ftesën e komunës”, siç thonë vetë zyrtarët e Bujanocit, tregon qartë se gjitha këto shkelje janë për vitin 2014 dhe realizimin e Buxhetit të kësaj komunë për këtë vit, e jo për “shkeljet e mëhershme” siç po mundohen me paraqitë të njëjtit zyrtarë komunal, të cilët bien ndesh me deklaratën se “auditorin e kemi thirrur vet”.
DETAJET E RAPORTIT TË REVIZORIT SHTETËROR NË NP “DIREKCIONI PËR NDËRTIM” NË BUJANOC PËR VITIN 2014
Gjatë auditimit në NP “Direkcioni për ndërtim “ në Bujanoc lidhur me raportin financiar të llogarisë përfundimtare dhe ligjshmërisë së punës së kësaj ndërmarrjeje publike për vitin 2014, Auditori shtetëror, si organ komptent, ashtu si te admnistrata komunale e Bujanocit të cilën e auditoi, edhe në këtë ndërmarrje konstatoi një varg shkeljesh.
Kjo ndërmarrje në mënyrë të paligjshme krijoi obligime në shumë prej së paku 66.577.000 dinarë, edhe atë:
– Për rroga, kontribute dhe kompensime, kontribute sociale në barrë të punëdhënësit dhe zvogëlim të rrogës, në lartësi prej 1.629.000 dinarë; pa bazë juridike të harmonizuara me ligje, në lartësi prej 46.000 dinarë;
– Pa dokumentacion valid krijoi obligime të paligjshme, në shumën prej 8.970.000 dinarë;
– Pa i kryer procedurat e prokurimit publik, në shumën prej 14.003 dinarë;
– Pa respektuar procedurat ligjore të prokurimit publik, në shumën prej 8.845.000 dinarë,si vijon:
1. Prokurimi publik me vlerë të madhe, nr. III-5/2014 prej 28.03.2014 – Mirëmbajtja e rregullt vjetore dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit rrugor në territorin e Komunës së Bujanocit, është në kundërshtim me nenin 52, 53, 54 dhe nenin 108 të Ligjit mbi prokurimet publike.
2. Prokurimi publik me vlerë të madhe, nr. IV-14/2014 prej 15.04.2014 – Mbushja e rrugëve në vendbanimet në territorin e komunës së Bujanocit, është në kundërshtim me nenin 5, alineja 1, pika 3 dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
3. Prokurimi publik me vlerë të madhe, nr. IV-15/2014 prej 15.04.2014 – Asfaltimi i rrugës qarkore në shkollën fillore në Tërnoc, Mahalla e Strukarëve, është në kundërshtim me nenin 53, alineja 1, pika 3) dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
4. Prokurimi publik në procedurën e hapur, nr. IX-30/2014 prej 04.09.2014 – Mirëmbajtja e rrugëve në territorin e komunës së Bujanocit në periudhën e dimrit 2014/2015, është në kundërshtim me nenin 7 të Udhëzimit për kriteret për përcaktimin e natyrës së shpenzimeve dhe kushtet e mënyrës së sigurimit të pëlqimit për lidhjen e kontratave të caktuara të cilat, për shkak të natyrës së shpenzimeve, kërkojnë pagesën në më shumë vite dhe në kundërshtim me nenin 53 dhe 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
5. Prokurimi publik, nr. V-21/2014 prej 08.05.2014 – Asfaltimi i rrugëve në fshatin Tërnoc, është në kundërshtim me nenin 53, alineja 1, pika 3 dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
6. Prokurimi publik, nr. V-22/2014 prej 08.05.2014 – Asfaltimi i rrugëve në fshatin Turi, është në kundërshtim me nenin 53, alineja 1, pika 3 dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
7. Prokurimi publik, nr. IV-11/2014 prej 14.04.2014 – Furnizimi me materiale për sinjalistikën
horizontale, është në kundërshtim me nenin 53, 72, 104 dhe 149 alineja 12 të Ligjit mbi prokurimet publike.
8. Prokurimi publik nr. IV-16/2014 prej 14.04.2014 – Mbushja e rrugëve në territorin e komunës së Bujanocit, është në kundërshtim me nenin 53 alineja 1 pika 3) dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
9. Prokurimi publik nr. IV-17/2014 prej 14.04.2014 – Ndërtimi i trafo-stacionit në fshatin Lluçan, është në kundërshtim me nenin 53 alineja 1 pika 3) dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
10. Prokurimi publik nr. IX-31/2014 prej 12.09.2014 – Mbushja e rrugëve në fshatrat Bushtran i Vogël dhe Baralevc, është në kundërshtim me nenin 53 alineja 1 pika 3) dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
11. Prokurimi publik nr. V-19/2014 prej 09.05.2014. – Furnizmi me materiale për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Samolicë, është në kundërshtim me nenin 53 alineja 1 pika 3) dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
12. Prokurimi publik nr. V-23/2014 prej 09.05.2014 – Rekonstruimi i Shtëpisë së kulturës në fshatin Klenik – faza e II, është në kundërshtim me nenin 53 alineja 1 pika 3) dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike.
13. Prokurimi publik nr. V-27/2014 prej 09.06.2014 – Rekonstruimi i rrugës prej shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc deri te rruga e Kosovës, është në kundërshtim me nenin 53 alineja 1 pika 3) dhe nenin 104 të Ligjit mbi prokurimet publike. (fq. 14-23)
– Në procedurën e auditimit është konstatuar se NP “Direkcioni për ndërtim” në Bujanoc ka marrë obligime mbi apropriacionet e lejuara në vlerën e përgjithshme prej 33.084.000 dinarë, siç vijon:
1. Dotacionet dhe transferet tjera – nuk është planifikuar apropriacioni dhe është tejkaluar në shumën prej 281.000 dinarë;
2. Shpenzimet e përhershme – ka marrë obligime dhe është tejkaluar apropriacioni në shumën prej 4.162.000 dinarë;
3. Shpenzimet e specializuara – ka marrë obligime dhe është tejkaluar apropriacioni në shumën prej 9.122.000 dinarë;
4. Riparimet rrjedhëse dhe mirëmbajtja – ka marrë obligime dhe është tejkaluar apropriacioni në shumën prej 1.230.000 dinarë;
5. Dënimet në të holla – ka marrë obligime dhe është tejkaluar apropriacioni në shumën prej 239.000 dinarë;
6. Ndërtesat dhe objektet ndërtimore – ka marrë obligime dhe është tejkaluar apropriacioni në shumën prej 18.050.000 dinarë;
e që janë në kundërshtim me nenin 54 të Ligjit mbi sistemit buxhetor, me të cilin është përcaktuar që obligimet të cilat i marrin shfrytëzuesit direkt, respektivisht indirekt të mjeteve buxhetore duhet patjetër t’i përgjigjen apropriacionit i cili është lejuar për atë dedikim për vitin kalendarik buxhetor, në rastin konkret për vitin 2014. fq. 29,30
– Gjithashtu NP “Direkcioni për ndërtim” në Bujanoc ka bërë shkelje edhe sa i përket regjistrimit, kërkesave dhe detyrimeve të cilat janë jo të mangëta dhe të paharmonizuara me ligjet në fuqi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon