Këmbëngul Mitroviq: Duam të ndryshojmë qeverisjen aktuale në Bujanoc, fal mbështetjes së disa këshilltarëve të pakënqëur nga partitë shqiptare

Kryetari i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, edhe njëherë ka shpreh këmbëngulësinë e tij, se qeverisja aktuale në Bujanoc, do të mundë të ndryshojë, falë një bashkëpunimi me disa nga anëtarë me ndikim nëpër partitë shqiptare. Sipas Mitroviqit, të pritet rivendosja e një qeverisje multietnike në Bujanoc, e cila do të përbëhej nga opozita aktuale dhe disa këshilltarë të pakënaqur shqiptarë nga partite e koalicionit qeverisës.

Mitroviq këto komente i ka bërë për “Bujanovacken”, se disa këshilltarë të partive shqiptare në pushtet e kuptuan se pa qeverisjen e përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve, e cila është një praktikë që u ndërpre pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, nuk ka zhvillim ekonomik të komunës, investime dhe stabilitet të përgjithshëm.

“Janë 19 këshilltarë në opozitë. Kemi 13 këshilltarë nga dy lista serbe, ka 2 përfaqësues romë dhe 4 këshilltarë nga dy parti shqiptare. Prandaj, për një shumicë të re nevoiten edhe dy këshilltarë të tjerë, ndërkaq në koalicionin qeverisës ka edhe të pakënaqur të tjerë. Thjesht, ne presim mbështetjen e tyre, ata presin tonën, thotë Mitroviq, deputeti i SNS-it.

Ai nuk pranoi të tregonte nëse tashmë është vendosur kontakti me ta, por nuk e mohon që kishte një mundësi të formimit të një mazhorance të re në seancën e fundit të kuvendit lokal (21 prill).

Qeverisja aktuale në Bujanoci, përbëhet nga Partia Demokratike(PD) e kryetarit të Komunës Nagip Arifi (10 këshilltarë), Partia për veprim dmeokratik (PVD) e deputetit Shaip Kamberi (8 këshilltarë) dhe Lëvizja e progresit demokratik (LPD) e zëvendëskryetarit të Komunës Shqiprim Musliu (4 këshilltarë).

Megjithate, i pari i SNS-it në Bujanoc, po ripërsërit se në mesin e këshilltarëve shqiptarë të koalicionit aktual, ka këshilltarë të pakënaqur, që janë të gatshëm për një përmbysje të pushtetit gjithëshqiptar, dhe krijimin e pushtetit të ri multietnik me shumicë serbe./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.