KDNJ zhvillon tryezën me temë: “Liria e shprehjes së religjionit, si pjesë e të drejtës elementare” – panelistët vlerësojnë përparim në shprehjen e besimit fetar

111

Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur të enjten në zyrat e OSBE-së në Bujanoc tryezën me titull “Liria e shprehjes sё religjonit, si pjesё e tё drejtave elementare tё pёrfshira nё Planin Aksional pёr realizimin e Kapitullit 23 – Marrëveshja për bashkimin e Serbisë në BE”.

Në këtë tryezë, pjesëmarrës ishin drejtues të Këshillt Kombëtar Shqiptar, përfaqësues të organizatave fetare, organizatave joqeveritare, studentë, mediave etj.

Panelistët Nexhmedin Ademi e Goran Arsiq dhe pjesëmarrësit u pajtuan se ka përparim në lirinë e shprehjes të besimit fetar dhe ngecje në dialogun ndërfetar.

Si rekomandim kryesor i tryezës ishte nevoja e përmirësimit dhe e plotësimit të kuadrit ligjor, që do të mundësonin më shumë barazi sistemore e institucionale midis bashkësive të ndryshme fetare.

Tryeza e sotme është mbështetur nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *