KDNJ, nis me projektin “Dil dhe voto”!

178

Këshilli për Drejtat e Njeriut, me ndihmën e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, ka filluar realizimin e projektit “ Dil dhe voto – Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar”. Projekti ka filluar të realizohet në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, e cila ka për qëllim  motivimin e popullatës shqiptare për të marrur pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat janë caktuar të mbahen me 26 tetor. Projekti do të ketë edhe karakter edukativo-informativ, ku qytetarët do të njoftohen me Ligjin për Këshillat Kombëtare dhe të drejtat e minoriteteve.

Këshilli për Drejtat e Njeriut konsideron se zgjedhjet për Këshill Kombëtar janë të rëndësishme sepse:

  1. Sigurojnë stabilitet politik dhe të sigurisë në rajon dhe jo vetëm në territorin e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, e cila ende është parakusht për zhvillim të shpejtë ekonomik dhe integrim.
  2.  Rezultatet fer dhe demokratike të zgjedhjeve na orientojnë në ndarje të barabartë të qeverisjes brenda Këshillit Kombëtar, në bazë të votimeve të cilat fitohen
  3. Mundësojnë integrimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve në sistemin politiko-shoqëror dhe ekonomik dhe realizimin e drejtave të tyre.

Këshilli për Drejtat e Njeriut përmes këtij projekti do të organizoj tribuna, debate televizive; si dhe do të shpërndajë material propagandues  dhe do të bëjë aksione rrugore.

Këshilli për Drejtat e Njeriut realizon projektin me disa organizata të shoqërisë civile nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegjë.

Bujanoc, 5 Shtator




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon