KDNJ me aksion rrugor: Lugina e Preshevës,  zona më e militarizuar në Ballkanin Perëndimor

219
img_2068Në kuadër të projektir “Forcimi i stabilitetit në jugun e Serbisë nëpërmjet integrimit të pakicës shqiptare”, aktivistët e KDNJ-së gjatë ditës së henë, kanë zhvilluar aksion rrugor, mbi gjendjen dhe sfidat e sigurisë në Luginë të Preshevës. 
Qytetarë të shumtë, kanë patur mundësinë, që sot nëpërmjet kartolinave, t’i drejtohen me vërejtje, falenderime dhe kritika, ministrit të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.
Janë afro 330 qytetarë nga komuna e Bujanocit dhe më gjerë, që iu kanë drejtuar ministrit në fjalë, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.
Lugina e Preshevës po vazhdon për dy dekada, të mbetet rajoni më i militarizuar në Ballkanin perëndimor, ku në ketë zonë, veprojnë Policia Lokale, Xhandarmeria, dhe Ushtria serbe.
Projekti po financohet nga Ministria Federative e Punëve të Jashtme të Zvicrës.
img_2087



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *