Kapet rrjeti i trafikimit me qenie njerëzore, në mesin e të dyshuarve edhe dy preshevar!

318

krijumcarenje_ljudimaPjestarët e MPB-së në Nish, kanë  gjetur 53 shtetasë të huaj të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin e Serbisë, me ndihmën e dy përsonave të cilët tashmë janë të dyshuar për kontrabandimin me qenie njerëre.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Policisë, të arrestuarit janë S.K. (33)  nga rrethi i Srobranit dhe Z.M. (19) nga komuna e Preshevës.

Në mbrëmjen e së hënës, në afërsi të pagesës rrugore Dolevac, respektivisht në afërsi të Nishit, në automjetin me targa të Novi Sadit, të cilin e  drejtonte S.M., pjestarët policor, kanë gjetur 16 shtetas nga Siria, dhe një shtetas tjetër nga Pakistani, ndërsa në automjetin me targa të Leskocit e për të cilin dyshohet të jetë i falsifikuar kanë gjetur 17 shtetas nga Afganistani dhe një nga Siria, shkruan “Akter”, transmeton LuginaLajm.

Automjetin në fjalë po e drejtonte Z.M., ndërsa ndihmësi i tij ishte një i mitur nga Presheva.
Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit kanë tentuar të arratisen duke iu shmanguar policisë, ku dhe kanë thyer pengesën në pagesën rrugore në Dolevac të Nishit.

Gjithashtu, në automjetin tjër me targa të Beogradit, për ngasësin të cilin po kërkohet, janë gjetur 8 shtetas afganistanez, 8 të tjerë nga Siria, si dhe dy nga India.

Të dushuarve, i është caktuar mbajtja për 48 orë, ku më pas do t’iu shqiptohet aktakuza e veprës penale nga prokurori i Prokurorisë në Nish.

Ndërsa i mituri preshevar nën shoqërimin e personave zyrtar është transportuar për në Entin për Edukimin e të Rinjëve në Nish./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *