“Kaos” në stacionin shëndetësor në Tërnoc, pacientëve i shkruhet receta paushall, analiza s’ka!

203

lekari-bktwnjuzMosdisplinë, mosrrespektim i orarit të punës, mosprani e stafit mjekësor dhe shumë elemente mospërfillëse, e karakteriozojnë stacionin shëndetësor të fshatit Tërnoc.
Siç i deklarojn Lugina-Lajmit, banorët e fshatit Tërnoc, aspak nuk përfillen nga personali mjekësor, për të cilën thonë se, duhet të presin nga tre orë, për një kontrollim të zakonshëm.
“Është e pa besueshme, ne presim prej orës 07:00, deri ora 10:00, dhe mjeku fare nuk ka ardh në punë. Jemi për një kontroll të zakonshme, dhe bëhet fjalë për një sëmundje serioze” – thotë tërnocasi i cili priste udhëzimin për kryerjen e analizave.
Një banor tjetër tërnocas, thekson se mjeku familjar, babait të tij i ka shkruar recetë, dy ditë para se me e kontrollu.
“Është apsurde, babës i kanë shkru reçetë fare pa e kontrolluar dhe ato dy ditë më parë. Pos kësaj, asessi s’mund të i bëjë analizat e gjakut, gjë që i nevojiten për tretman në Psitalin e Nishit”- thotë ky qetar tërnocas.
Megjithate, skandalet dhe mospërfillja e pacientëve nga stafit mjekësor në Bujanoc, është shumë evidente, që nga marrja e pushtetit nga koalicioni aktual. /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *