Kanë filluar punimet tek liqeni i Bujanocit, asfaltohen edhe disa rrugë në fshatin Samolicë

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorë ka përcjellur dje përfundimet e punimeve infrastrukturore në fshatin Samolicë, si dhe punimet që po zhvillohen në liqenin e Bujanocit.

Sipas një njoftimi të Komunës së Bujanocit, thuhet se: “Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme ka ndarë mjetet për zgjerimin e rrugëve përgjatë liqenit të qytetit.”

Gjithashtu në njoftim thuhet se: “Komuna e Bujanocit me këtë projekt po hap rrugën për zhvillimin e turizmit dhe shfrytëzimin e potencialeve turistike në vend.”

Punimet në këtë projekt po i kryen kompania “Shera Beton”.

Ndërsa pas vizitava të zhvilluara dje në liqenin e Bujanocit, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me ekipin e tij kanë përcjellur punimet edhe në fshatin Samolicë.

“Realizimi i projekteve të infrastrukturës rrugore po kryhet në bazë të kontratave të nënshkruara muaj më parë, kurse nga java e kaluar e deri më sot në fshatin Samolicë janë asfaltuar pesë rrugë lokale, me gjatësi prej 686 metrave dhe me vlerë prej 5.647.210,60 dinarë pa TVSh” – thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Bujanocit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.