Kandidati për President të Serbisë – “Me Kosovën nuk dua konflikt të ngrirë, por paqe të shkrirë”

Kandidati i opozitës së bashkuar serbe për President të Serbisë, Zdravko Ponos, në një paraqitje televizive ka komentuar çështjen e Kosovës dhe Serbisë, për të cilën tha se është kundër “konfliktit të ngrirë” dhe në favor opsionit për “paqe të shkrirë”.

Ai tha se në Kosovë “problem nuk kanë vetëm serbët, por edhe vetë shqiptarët”.

“Po të ishin mirë, ai vend nuk do të boshatisej aq shpejtë. Më shumë qytetarë u ikin për në Zvicer se sa që u lindin në Kosovë”, deklaroi ai.

“Gjithkush që ka synuar që problemin me Kosovën ta zgjidhë shpejtë vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat. Ne nuk duhet të synojnë zgjidhje përfundimtare, por të shohim për zgjidhje të mira dhe t’i bëjmë mirë e mirë herave tjera”, ka thënë ai për Nova.

Ponos tha se është në interesin e Serbisë “t’i ruajnë bashkëkombasit”.

“Shqiptarët që mendojnë që kanë bërë shtetin e tyre, nuk kanë marrë shtet. Ata i frikëson kjo çfarë kanë marrur”, u shpreh ai.

Ponos, njëjtë sikurse konkurrenti i tij, Aleksandër Vuçiç, thotë se Beogradi ka bërë gjithçka që ka kërkuar Brukseli, ndërsa konkludon se “Prishtina asgjë”.

Zdravko Ponos, sipas sondazheve në Serbi, është i vetmi kandidat që i bën konkurrencë Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet presidenciale, ndonëse hendeku mes tyre është megjithatë i gjerë./Albanianpost.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.