Kamberi, Vuçiqit: “Nëse je për dialog, pse atëherë e keni bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës?”

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, duke komentuar dekleratën e presdientit serb, Aleksandar Vuçiq, se “Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog për Kosovën”, deputetin Kamberi e ka pyetur, “pse e keni bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës?”

Kamberi këto deklertata i ka bërë përmes një postimi në facebook, ku ka komentuar dekleratën e fundit të presidentit Vuçiq, që ai (Vuçiqi) është i gatshëm për dialog me Kosovën, por është kryeministri i Kosovës, ai që po flet vetëm për të kaluarën.

“Duke folur për dialogun në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq paska deklaruar se “Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog, kurdo që thirret, por nuk shoh shumë sens për të dialoguar me Kurtin, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, dhe jo për të ardhmen”. Vuçiqi madje paska shtuar se shteti që drejton është gjithmonë i gatshëm për negociata, sepse sipas tij procesi i dialogut është në dobi të serbëve dhe se “ndikon në uljen e tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve” – ka komentuar deputeti shqiptar Shaip Kamberi.

“Meqë qenkeni i tillë z.Vuçiq, pse e keni bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës?

Ne, të zgjedhurit e Luginës, ju presim me vite në tavolinën e dialogut nga i cili keni ikur z.Vuçiq. Pasi që qenkeni për dialog të tillë, le ta rifillojmë dialogun edhe “mbi të ardhmen në dobi të uljes së tensioneve midis shqiptarëve dhe serbëve”.

Pra, me Luginën dhe për Luginën s’doni fare “dialog e negociata” dhe as “ndikim në uljen e tensioneve midis serbëve dhe shqiptarëve” – ka shkruar deputeti Shaip Kamberi, duke  shprehur që përfaqësuesit shqiptarë të Luginës ë Preshevës, janë të gatshëm për dialog me autoritetet serbe.

Kamberi, për më shumë ka komentuar Vuçiqit se “ai dëshiron dialog në Kosovë dhe për Kosovën vetëm sipas dëshirave tuaja”.

Kujtojmë që dje gjatë ditës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përmes një deklerata ka theksuar se është i gatshëm në çfarë do kohe për dialog me Kosovën, por është Albin Kurti a që po e minon ate, duke biseduar vetëm për të kaluarën./LUGINALAJM/

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.