Kamberi takon studentët amerikanë nga Bostoni – i informon për gjendjen e rëndë të pakicave në vend
Deputeti, Shaip Kamberi, ka pritur sot studentët amerikan nga “Northeastern University” të Bostonit.
Sipas një postimi, kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, me studentët amerikanë, ka biseduar mbi gjendjen e pakicave në Serbi, respektivishr mungesën e denokracisë në vend.
Kamberi, njëherit i ka informuar studentët nga Bostoni i SHBA-ve për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si një parakusht për ndërtimin e stabilitetit në Ballkanin perëndimor.
Më poshtë mundë ta lexoni të plotë postimin e deputetit Kamberi pas takimit me studentët amerikanë nga Bostoni:
Prita sot në Parlament studentet e “Northeastern University” nga Bostoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bashkëbiseduam mbi gjendjen e pakicave në Serbi, demokracinë dhe mungesën e saj në vend.
Informova studentët për rëndësinë e arrtijes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë si parakusht i ndërtimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Me studentët bashkëbiseduam edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen bashkëmoshatarët e tyre të pakicave nacionale këtu, qoftë me nostrifikimin e diplomave apo me integrimin në shoqëri.