Kamberi: Synojmë tre ulëse në Kuvendin e Serbisë

Në zgjedhjet parlamentare serbe të 3 prillit, përfaqësuesit e shqiptarëve do të garojnë në dy lista dhe sipas Shaip Kamberit, kandidat për deputet i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, kjo ndarje do t’i dëmtojë ata sepse mund të ketë konkurrenca e brendshme mes shqiptarëve, njofton KlanKosova.
Kamberi tha se lista e “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” ka dhjetë kandidatë dhe se synon tri ulëse në Kuvendin e Serbisë. Ai po ashtu ka deklaruar se nëse e fiton mandatin nuk do të dëshironte të ishte pjesë e Qeverisë së Serbisë.
Ai tha se qëllimi i tij është të ndërgjegjësojë çështjen shqiptare, vështirësitë dhe diskriminimin që ata përjetojnë në Serbi. Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të lindur në Serbi që të dielën më 3 prill të kthehen nga vendet e tjera dhe të votojnë për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *