Kamberi rreth Raportit të fundit të Progresit: Politika e Serbisë po dëshmohet si faktor destabilizues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor

Përmes një postimi në facebook, deputeti popullor Shaip Kamberi, ka komentuar Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian, ku ka vlerësuar se edhe në ketë raport dëshmohet se pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk ka vullnet politik për demokratizimin dhe evropianizkmin e vendit, ku mbetet faktor destabilizues për Ballkanin Perëndimor.

“Që nga shkeljet në të drejtat fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në Veriun e Kosovës, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të zi; me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd” – ka komentuar ndër të tjera, deputeti Kamberi.

Ndryshe, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se veprim inkurajues është harmonizimi i politikave rreth Ballkanit Perëndimor midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, është shprehur sot përmes kumtesës së përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z.Anthony Blinken dhe Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme, z.Josep Borell.

Ky është postimi i plot i deputetit, Shaip Kamberi:

 

TË DHËNAT E RAPORTIT TË PROGRESIT, TREGUESE TË PUSHTETIT DESTABILIZUES DHE AUTORITAR TË VUÇIQIT

Raporti i sapopublikuar i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dhe rajonin dëshmon se pushteti aktual i Presidentit Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet politik në njërën anë për demokratizim dhe evropianizim të vendit, e në anën tjetër mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Që nga shkeljet në të drejtat fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në Veriun e Kosovës, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të zi; me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd.

Në anën tjetër, veprim inkurajues është harmonizimi i politikave rreth Ballkanit Perëndimor midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të shprehur sot përmes kumtesës së përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z.Anthony Blinken dhe Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme, z.Josep Borell.

Leave a Reply

Your email address will not be published.