Kamberi ripërsëritë: Shqiptarët dhe Boshnjakët e SDA-së e vetmja opozitë karshi shumicës së Alekandar Vuçiqit në Beograd

255

Kryetari i Partisë për Vemrpim Demokratik, njëherit edhe deputet popullor nga lista “Lugina e Bashkuar”, Shaip Kamberi, edhe njëherë ka konfirmuar se deputetët shqiptarë, do të mbeten opozitë në parlamentin Republikan në Serbi.

Kamberi ketë qëndrim e ka ripërsëritur përmes një postimi në facebook, ku ka shkruar se: “Pak ditë para krijimit të qeverisë së re, mandatarja Ana Brnabiq, nuk ka zhvilluar takime konsultative me listën shqiptare, duke dhënë kështu sinjalin e qartë për mungesë të vullnetit politik që, edhe kësaj radhe, shqiptarët të përfshihen në shumicën parlamentare.”

Ai për më shumë, ka njoftuar se deputet shqiptarë, do të bashkohen në një grup të përbashkët parlamentar me deputët  e SDA të Sanxhakut, dhe kështu do të jenë e vetmja opozitë në Kuvendin republikan të Serbisë, ku shumicë dërmuese është partia e presidentit Aleksnadar Vuçiq.

“Në mungesë të një oferte serioze dhe mungesë të vullnetit për të konsideruar shqiptarët partner në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Lugina e Preshevës, Listës shqiptare i mbetet e vetmja rrugë e krijimit të grupit parlamentar opozitar me SDA të Sanxhakut. Qëndrimet dhe qëllimet e ngjashme politike dhe vizioni për të ardhmen e rajonit e bëjnë SDA partner natyral të Listës shqiptare me të cilin, shpresoj, do të bëjë grupin e përbashkët opozitar në përbërjen e re të parlamentit në Beograd, duke mbetur i vetmi grup opozitar ndër 250 deputetë sa ka Parlamenti” – ka shkruar mes tjerash deputeti popullor Shaip Kamberi.

Për më shumë, lexone të plotë shkrimin e kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberi në lidhje me qëndrimin e deputetëve shqiptarë në Kuvendin republikan:

Krijimi i qeverisë së re në Beograd me “pjesmarrje të pakicave” nuk nënkupton përfshirjen edhe të listës së përbashkët të partive shqiptare “Lugina e Bashkuar”.

Pak ditë para krijimit të qeverisë së re, mandatarja Ana Brnabiq, nuk ka zhvilluar takime konsultative me listën shqiptare, duke dhënë kështu sinjalin e qartë për mungesë të vullnetit politik që, edhe kësaj radhe, shqiptarët të përfshihen në shumicën parlamentare.

Në këtë rast, në mungesë të një oferte serioze dhe mungesë të vullnetit për të konsideruar shqiptarët partner në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Lugina e Preshevës, Listës shqiptare i mbetet e vetmja rrugë e krijimit të grupit parlamentar opozitar me SDA të Sanxhakut.

Problematika e ngjashme (të drejtat individuale dhe kolektive) me të cilat përballet popullata e njërit dhe rajonit tjetër, qëndrimet dhe qëllimet e ngjashme politike dhe vizioni për të ardhmen e rajonit e bëjnë SDA partner natyral të Listës shqiptare me të cilin, shpresoj, do të bëjë grupin e përbashkët opozitar në përbërjen e re të parlamentit në Beograd, duke mbetur i vetmi grup opozitar ndër 250 deputetë sa ka Parlamenti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *