Kamberi potencon diskriminim e shtetit ndaj shqiptarëve: Ky është fjalimi i plot i deputeti shqiptar lidhur me emrin e një prokurori serb në Preshevë (VIDEO-LINK)

Përfaqësimi i shqiptarëve në gjyqësorë, detyrim kushtetues i shtetit
Z. Kryetar,
Zonja dhe zotërinjë deputetë,
Pyetja ime e sotme është për Ministrin e drejtësisë dhe Këshillin e lartë gjyqësorë,
Këshilli i lartë gjyqësorë, në seancën e 14.10.2021, sipas shpalljes së publikuar në “Fl zyrtare të prillit të vitit 2021 ka apovuar vendimin për përzgjedhjen e kandidatit i cili për herë të parë zgjidhet në funksionin e gjykatësit në Gjykatën për kundërvajtje në Preshevë.
Sipas këtij vendimi për gjykatës në këtë gjykatë është propozuar kandidati Igor Nikoliq, bashkëpunëtor i shërbimit kadastral në Vranjë.
Asgjë nuk do të ishte e pazakontë në këtë vendim nëse në mesin e kandidateve që kanë konkuruar për të njëjtin vend të mos kishte edhe kandidatë me përkatësi nacionale shqiptare me provim të dhënë të jurispondencës apo me Akademinë gjyqësore të mbaruar, dhe sikurse të mos ishte fjala për Gjykatën për kundërvajtje e cila gjendet në tërritorin e komunës me mbi 90 për qind shqiptarë.
T’ju përkujtoj se Kushtetuta e Republikës së Serbisë, me al.2 të nenit 77 garanton të drejtën e pakicave për “përfaqësim adekuat në punësimin nëpër institucionet shtetëropre dhe publike”.
Parimi i parë i përgjithshëm nga Rekomandimet e Lundit të Komesarit të lartë të OSBE-së për pakica parasheh që “Pjesmarrja efektive e pakicave në jetën publike paraqet pjesën më qenësore të shoqërisë demokratike dhe paqëdashëse. Përvojat nga Evropa dhe më gjerë kanë dëshmuar se, me qëllim të rritjes së kësaj pjesmarrje, shpeshherë nevojitet që qeveritë të krijojnë zgjidhje të veçanta për pakicat nacionale. Këto rekomandime kanë për qëllim të lehtësojnë integrimin e pakicave në shtet dhe njëkohësisht ti ndihmojnë pakicat për ta ruajtur identitetin dhe karakteristikat e veta, duke avancuar kështu qeverisjen e mirë”.
“Rekomandimet nga Lublana për integrimin e shoqërive me diversitete nuk ndalojnë vetëm në përkrahjen e thjeshtë të kulturës, identitetit dhe interest politik të pakicave, por, në mënyrë plotësuese, i sugjerojnë shteteve për vendosjen e komunikimit për tejkalimin e ndasive etnike.
Këto rekomandimet kërkojnë që, pakicat nacionale, jo vetëm që duhet të realizojnë të drejtën e vet për pjesmarrje efektive në qeverisjen e përgjithshme, por edhe duhet të nxiten për ta bërë këtë”, thot Knut Vollebek, ish Komesar i lartë.
Kjo politikë e punësimit në sistemin gjyqësorë e cila mohon të drejtën e integrimit të kuadrove shqiptare nuk është as në frymën e dispozitës së nen. 77, të Kushtetutës së Serbisë e as në frymën e sugjerimeve të Komesarit të lartë të OSBE-së.
Kredibiliteti i institucioneve varet nga besimi që qytetarët kanë në ato institucione, ndërsa besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore në mjediset multietnike, në radhë të parë, varet nga përfshirja e përfaqësuesve të pakicave nacionale në ato institucione.
Për këtë arsye, pyetja ime për Ministrin e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësorë është:
Kur do të krijohen kushtet që në Gjykatën për kundërvajtje në Preshevë, në Gjykatën themelore në Bujanoc dhe Prokurorinë themelore në Vranjë (e cila mbulon edhe territorin e Gjykatës themelore në Bujanoc) do të punësohen kandidatët nga radhët e shqiptarëve, sipas nenit 77, al. 2 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsh.kamberi%2Fvideos%2F586642512439763%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Leave a Reply

Your email address will not be published.