Kamberi pas planifikimit buxhetor me dy milionë euro për Luginën e Preshevës: “Më e rëndësishme se shuma financiare është qasja shtetërore dhe institucionale”

Edhe deputeti shqiptar në Parlamentin republikan në Beograd, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ndarjes së 2 milionë eurove nga buxheti i Kosovës për Luginën e Preshevës.

Kamberi tha se pas buxhetimit të Luginës nga Kosova, hapi tjetër duhet të jetë shoqërimi me hartimin e një Plani dhe Programi shtetëror dhe funksionalizimin e një organi qeveritar.

“Plotësimi i kësaj kërkese dhjetëvjeçare të përfaqësuesve institucional dhe politik të Luginës së Preshevës është i rëndësishëm sepse shmang vendimet ad hoc qeveritare”.

“Më e rëndësishme se shuma financiare është qasja shtetërore dhe institucionale, si në rastin e buxhetimit shtetëror”, është shprehur Kamberi, transmeton Klankosova.tv.

Kamberi tha se këto janë politika dhe praktika që zbatohen nga shtetet demokratike dhe anëtarë të Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *