Kamberi: Nuk ka vullnet politik për të inicuar prodhimin në “Jugokoop”

492

Për statusin aktual të Therrtores Jugokoop në Bujanoc, e cilatani më për 10 vite është në procedurë të likuidimit, kryetari i komunës Shaip Kamberi fajëson institucionet përkatëse në Beograd dhe Qeverinë serbe.

I pyetur për ta shpjeguar atë, Kamberi pranoi një intervistë përkëtë temë dhe tha si më poshtë.

– Për ne fillimi i prodhimit në Jugokoop është një çështjejashtëzakonisht e rëndësishme për ne, sepse do të ndikontedrejtpërdrejt në zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë nëpërgjithësi. Sidoqoftë, në Beograd nuk ka vullnet politik për taprivatizuar këtë kompani dhe as që kjo kompani të del ngaagonia.

Njohësit e kësaj problematike thonë se nevojiten relativisht pakfonde për të filluar prodhimin në Jugokoop?

– Po, kjo është e saktë. Analiza jonë ka treguar se Jugokoopaktualisht është një nga dy ose tre kapacitetet më të rëndësishmeekonomike në Bujanoc. Fatkeqësisht, dhe përkundër të gjithandërhyrjeve tona, shteti nuk po e pranon këtë mundësi dhe nukpo tregon interes për të ndryshuar diçka atje.

Z. Kamberi, ju gjithësesi se për këtë keni diskutuar me ZoranStankoviqin, kryetarin e Trupit Koordinues për jugun e Serbisë?
-Edhe kryetari i Trupit Koordinues njohu rëndësinë e fillimit tëprodhimit në “Jugokop” sepse, me investime relativisht të vogla, do të zgjidhej një problem i madh në Bujanoc, përkatësisht nëjug të Serbisë. Kjo do të ishte shumë domethënëse për një numërtë madh të familjeve rurale që prodhonin duhan deri dje dhe tanido të kalonin në prodhimin blegtoral brenda një kohe tëshkurtër. 

Mirë, pra, çfarë përfunduat nga ato kontakte si me TrupinKoordinues, ashtu edhe me zyrtarët e tjerë qeveritarë?

– Unë kam konkluduar që Ministria e ekonomisë dhe Qeveria e Serbisë janë duke pritur të marrin ato vendime fillestare përprivatizimin – pra, për të gjetur një blerës serioz për një kapacitetqë është i nevojshëm jo vetëm për ne në Bujanoc. 

A do të thotë kjo se për qytetarët e Bujanoc nuk ka ndonjë dobinga Beogradi?

– Ashtu është! Vitin e kaluar, në bashkëpunim me TrupinKoordinues, unë ofrova që pushteti vendor, nga buxheti i tijmodest, të ndajë disa fonde për të filluar prodhimin në”Jugokoop. Doli, siç thashë, se qëndrimet e Trupit koordinuesnuk e kishin mbështetjen e Qeverisë dhe përgjegjësve nëBeograd.

Kryetar, vijmë deri te një përfundim i çuditshëm se rrëmuja e madhe me trafikun e bagëtive, jo vetëm në Tregun blegtoral nëBujanoc, poi u shkon për shtati autoriteteve?
-Tregu blegtoral në Bujanoc praktikisht ka statusin e një tregurajonal të qarkullimit të bagëtive. Kjo është logjike, sepse nëseqeveria nuk bën ose nuk dëshiron të rregullojë disa marrëdhënie, atëherë vetë qytetarët dhe tregu rregullojnë ligjet e furnizimitdhe kërkesës.

Për të përfunduar, ju konsideroni se qëndrimi i Beogradit zyrtarndaj Jugokoop është qëndrimi i autoriteteve ndaj Bujanocit.

– Jo vetëm kaq. Gjatë mandatit tim, unë për disa here kaminsistuar te Trupi koordinues që më në fund të zgjidhin statusin e tri kompanive më të mëdha që dikur kishte Bujanoci –Jugokoopit, Gumoplastikës dhe Banjës së Bujanocit. Sidoqoftë, për sa i përket mbështetjes, kjo nuk ka shkuar përtej anësdeklarative. Duke parë këtë problem nga këndvështrimi politikëI sotëm, qëndrimi ndaj “Jugokoop” është qëndrimi i shtetit ndajBujanocit dhe kësaj ane.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *